Bllako sulmon SPAK: Ka axhendë personale hakmarrjeje ndaj meje!

Bllako sulmon SPAK: Ka axhendë personale hakmarrjeje ndaj meje!

64
0
Shares

Ish deputeti Alqi Bllako, që ndodhet  në burg i akuzuar për shpërdorim detyre kur ishte sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Mjedisit, akuzoi sot SPAK-un si i përfshirë në një godtije të orkestruar ndaj tij.

Bllako tha se rikthimi tek akuzat fillestare nga ana e prokurorit Dritan Prençi, duke anashkaluar vendimin e gjyqtares paraprake, tregon se është orkestruar goditja e tij në kuadër të një axhende të caktuar.

Pretendimi i Bllakos është se ai nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil.

Ai tha se se shkeljet e konstatuara do ti ankimojë në KLP dhe deri në Strasburg.

“Shkelja e ligjit është aq flagrante se nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale apo një hakmarrje personale.  Vetëm SPAK mund të akuzojë për një detyrë që nuk ka qenë detyra ime. Standart i hapur esktraligjor, duke çuar përpara një axhendë hakmarrjeje personale ndaj personit tim.Kush konsiderohet funksionar i lartë shtetëror e përcakton Kushtetuta. E ftova prokurorin në seancën paraprake të citonte një ligj të vetëm se ku bazohet, nuk dha sqarime sepse diçka e tillë nuk ekziston. Është njësoj si gjykata të çojë për gjykim çështjen me akuzën shpërdorim detyre, ndërsa në konkluzionet përfundimtare prokuroria të ngrejë akuzën vrasje me paramendim. Është haptazi shpërdorimi i prokurorit, me qëllim hakmarrjen personale. Një atentat ndaj gjykatës paraprake. Një shkelje e tillë jo vetëm do ankimohet në KLP, por deri në Strasburg”, ka thënë ai. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY