Një trafikant i dyshuar, Ardian Sufaj u arrestua në Shëngjin të Lezhës pas informacioneve që kishte siguruar policia në rrugë operative ndërsa akuzohet në Itali për trafikimin e 100 kilogramëve kokainë dhe për pengmarrje.
Sufaj dyshohet të jetë pjesë e grupeve kriminale që merren me trafikun e drogës nga Amerika Latine në drejtim të vendit fqinj.
Interpol Roma kishte vënë në dijeni Interpol Tiranën për akuzat e ngritura nga drejtësia italiane.
Sulaj gjatë periudhës Tetor 2022-Janar 2023, Ardian Sufaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë dhe trafikuar 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.
Gjatë transportimit, kokaina është vjedhur nga shtetas të paidentifikuar dhe Sufaj me bashkëpunëtorët e tij në Itali kanë marrë peng një person, në kërcënimin e armës, me qëllim mbledhjen e informacionit për vjedhjen e kokainës.
Për këtë çështje në pranga në vendin fqinj kanë rënë edhe 9 persona të tjerë ndërsa Sufaj mundi t’i shpëtonte prangave duke u arratisur. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/