Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës

15/06/2023
Berisha: Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rama në anën e Beogradit. Projekti i asociimit, ndërhyrja më brutale në çështjet e brendshme të Kosovës, deklaroi sot në Parlament kreu i PD, Sali Berisha.

Deklarata: Drejtuesja e seancës, Kryetarja e Kuvendit, pak minuta më parë u shpreh se Kosova nuk duhet të bëhet çështje e problemeve tona të brendshme. Mendimi dhe qendrimi im dhe i PD ka qenë dhe është se, Kosova është një vend i pavarur me qeveri legjitime, dhe se në dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të implikohet, të përzihet në asnjë moment.

Kjo së pari se, në qoftë se përzihet Shqipëria për definicion qendron në anën e Kosovës, askush nuk mund ta besojë Shqipërinë si një broker të paanshëm, por në rastin e Edi Ramës ai qendron në anën e Vuçiçit dhe nuk ka shqiptar që beson në qëllime të tjera, përveçse për të ndihmuar me çdo kusht, me çdo mënyrë padronin e tij, argati i të cilit është.

Deri në vitin 2013, Shqipëria, ndonëse u zhvilluan negociatat më intensive në Bruksel bëri zero ndërhyrje në ato negociata dhe në një moment kritik të tyre kur konkretisht m’u kërkua që të ndërhyj, refuzova në mënyrë të prerë me bindjen se ai nuk ishte interesi i suksesit të negociatave.
Gjithçka ndryshoi pas vizitës së Edi Ramës në Beograd. Ky zotëri për arse ye të cilat i di ai vetë, pas asaj vizite u bë një zëdhënësi neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së Madhe me të cilat, e vërteta është u zhbënë ato suksese që u arritën, përfshi këtu suksesin e marrëveshjes së përgjithshme, e cila jo de juro, por de facto ishte marrëveshje që normalizonte në zbatimin e saj marrëdhëniet dhe de facto realizonte njohjen e të zy vendeve, them jo de juro.

Dolën skenarët që Vuçiçi nuk i shiste dot dot më parë, e ndryshimit të kufijve dhe të ndarjes së Kosovës. Edi Rama e mori me pasion të madh këtë skenar, dhe unë iu them shqiptarëve se prapa hartave të ndryshimit të kufijve kishte vetëm një qëllim, zhvlerësimi total i pavarësisë së Kosovës, dhe për rrjedhojë ndarja e saj midis Shqipërisë dhe Serbisë. Vetëkuptohet një ndarje midis padronit dhe vasalit. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

01/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.