Juli i Pashakos në Fier, i sekuestrohet apartamenti

Juli i Pashakos në Fier, i sekuestrohet apartamenti

166
0
Shares

Konfiskohet një apartament me vlerë 120 000 euro, në pronësi të një 43-vjeçari të dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për konfiskimin e një apartamenti me vlerë 120 000 euro, në pronësi të shtetasit Julian Sulos, ose Julit të Pashakos, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Konfiskimi i apartamentit u bë në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të një procedimi pasuror të iniciuar ndaj 43-vjeçarit.

Apartamenti i konfiskuar dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushat e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, për të cilat shtetasi Juli Sulo ka qenë i dënuar.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera në pronësi të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të lidhur me të.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY