Thanas Bako është shqiptari i arrestuar në Greqi, që ka tronditur ‘butsën’ e parasë së zezë duke pastruar për një vit 250 milionë euro përmes blerjeve dhe investimeve ne real estate.
Sipas Europol, ai pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë.
Shqiptari nga Saranda u arrestua më 31 maj në Athinë, ndërsa kishte pastruar për llogari të karteleve holandeze dhe amerikano jugore të drogës, plot 250 milion euro kesh vetëm brenda 10 muajve të fundit.
Autoritet dyshojnë se ai është nyja lidhëse mes karteleve europianë të drogës dhe atyre me Amerikën Latine, ndërsa u kap nga holandezët. Organizata përdorte një aplikacion të Google të cilin ende nuk e kishin zbuluar grekët, ndërsa e kishin të regjistruar emrin e tij me 3 germa, raporton top channel.
Ai u identifikua pasi u thyen kodet e komunikimit.
Fillimisht u bë hetim financiar dhe pasi u gjetën lëvizjet e parave, u krye arrestimi. Emri i Bakos është lakuar edhe në Shqipëri si anëtar i një prej organizatave më të mëdha të drogës në jug të vendit, por ndaj tij nuk pati prova për ngritje akuzash.
Ai për shumë vite jetoi në Kanada dhe më pas erdhi në Athinë ku filloi biznesin e pasurive të patundshme kryesisht në lagjet e reja të Athinës.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/