Kryesia e grupit të vulës në PD vendosi mbrërmë vonë për ndarjen plrfundimtare të PD duke caktuar në mënyrë të beftë zgjedhjet për kryetar të PD të kësaj pjese që mban edhe vulën.
Vendimi u mor pas 8 orë debat dhe nën presionin e disa mbështetësve të Bashës që në një moment hynë në sallën e mbledhjes me dhunë.
Vendimi i Kryesisë së PD-së
PËR ORGANIZMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
VENDOSI:
1-Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të antarëve me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25 të statutit.
b-Grupi i punës në degë bën evidentimin e antarësisë dhe strukturave në detyrë brenda datës 13 korrik.
c-Lista e përpiluar sipas formatit në aneksin 2 depozitohet pranë sekretariatit të PDSH.
Komisioni Zgjedhor përpilon listën kombëtare të antarësisë me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25.
2-Organizimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH:
a-Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;
b-Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;
c-Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023;
d-Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.
3-Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku qw nw bashkwpunim me deget mbikqyrin procesin e evidentimit te antarwsisw;
4-Kuvendi i jashtzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;
5-Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/