Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputeti Helidon Bushati: Ka mbetur edhe një hap i vetëm për bashkimin e demokratëve

07/06/2023
Deputeti Helidon Bushati: Ka mbetur edhe një hap i vetëm për bashkimin e demokratëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PD, Helidon Bushati mezi shpëtoi një natë më parë nga dhuna e disa personave që sulmuan deputetët që ishin kundër zgjedhjes së kryetarit në mënyrë të njëanshme gjatë mbledhjes së kryesisë së vulës.

Ai ka propozuar sot një tjetër rrugë për bashkimin e demokratëve.

Helidon Bushati: Duhet Kuvend Pajtimi!

Zgjedhjet vendore të 14 majit na dëshmuan më së miri se të ndarë humbasim të gjithë.

Referuar situatës së pazakontë nëpër të cilën ka kaluar Partia Demokratike pergjatë këtyre viteve si dhe humbjes apo disfatës në zgjedhjet që lëmë pas, ky moment duhet të jetë një mundësi për ndërgjegjësim, reflektim objektiv dhe jo një mundësi për të gjetur alibi apo justifikime për humbjen.

Ajo çfarë kam propozuar, çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i vitit 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëvë dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlersoj se është më e drejtë dhe denjitoze duke filluar nga UNË dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në nivel qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne.

Ky është detyrimi yne, vetëm kështu mund të ringrihemi. Jemi ne ata që duhet t’iu japim mundësinë dhe të mbështesim fort formësimin e një klase të re politike në drejtim të Partisë Demokratike.

Miq, është koha të lëmë pas akuzat drejtuar ndaj njëri tjetrit, si e si për të gjetur fajtorin, fajtori i vetëm është përçarja e krijuar mes nesh.

Partia Demokratike për tu ringritur duhet të mbështet tek e vetmja zgjidhje e shëndoshë që kapërcen çdo interes personal, zgjidhja e vetme duhet të gjendet tek krijimi i një fronti të gjërë opozitar. Organizimi, siç e kam artikuluar në çdo mbledhje grupi i një Kuvendi Pajtimi nga i cili të dalim me një strukturë drejtuese kolegjiale gjithëpërfshirëse, të përkohshme dhe me një strategji të re komunikimi e cila ti përgjigjet kohës.

Besoj fort se ky është i vetmi instrument që do na mundësojë të ringrihemi. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

01/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.