TIRANË/ 4 hajdutë sulmojnë me armë fabrikën e betonit

TIRANË/ 4 hajdutë sulmojnë me armë fabrikën e betonit

48
0
Shares

Rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 4 persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin me dhunë në një biznes privat (biznes për prodhimin dhe shitjen e betonit), njofton policia e Tiranës.

Për shkak të reagimit të shërbimit privat të sigurisë dhe mbështetjes dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë, personat nuk kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira janë larguar.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY