Dy të plagosur me thika në Sarandë, detajet e policisë

Dy të plagosur me thika në Sarandë, detajet e policisë

40
0
Shares

Dy persona u plagosën me thikë sot në Sarandë.

”Sot, rreth orës 14:00, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. J., 52 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 54 vjeç dhe S. Ll., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, njoftoi policia. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY