“Pse u lirua Saimir Tahiri, presioni ndaj Edi Ramës”

“Pse u lirua Saimir Tahiri, presioni ndaj Edi Ramës”

31
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot lirimin nga burgu të Saimir Tahirit. Berisha tha se ai u lirua pas ultimatumit që i dha Ramës se do zbërthente lidhjet e tij dhe Olsit me bandat.

Deklarata:

Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut.
Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës.
Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij.
Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal.

Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij.
Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY