Prodhonte mina me telekomandë, për t’ia shitur në qarkun Lezhë, shtetasve apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale, për t’i përdorur për krime ndaj personit, kapet dhe vihet në pranga.
Policia sekuestron 3 mina me telekomandë, 2 armë zjarri, 40 kallëpe tritoli, 45 kapsolla detonatore, 45 krehra me fishekë dhe rreth 2 200 fishekë luftarak.
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e shetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo që furnizojnë personat apo grupet kriminale, me mjetet e nevojshme për të kryer krime, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas që prodhonte mina me telekomandë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, kanë referuar materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.
Strukturat hetimore të DVP Lezhë kanë koordinuar veprimet me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “AMONEKS”, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë në fshatin Arrëmollë të Lurës, shtetasin:
Q. A., 66 vjeç, banues në Arrëmollë, Lurë.
Ky shtetas prodhonte mina me telekomandë, siguronte municion të konsiderueshëm luftarak dhe armë zjarri, me qëllim shitjen e tyre në qarkun Lezhës, për llogari të personave apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale.
Në momentin e arrestimit të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, municion luftarak, mina me telekomandë, kapsolla detonatore, lëndë eksplozive etj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/