Kapet duke marrë lekë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana...

Kapet duke marrë lekë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Në pranga edhe një zyrtare tjetër

125
0
Shares

Arrestohet sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Ajo është arrestuar për korrupsion ndërsa në pranga ka përfunduar edhe një tjetër zyrtare e ministrisë së Shëndetësisë me të njëjtën akuzë. Ajo është Laura Shteto, specialiste te Bashkëqeverisja.

Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit për një tender 2 milion euro.

Lajmin e njoftoi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi falenderues në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit.

Lajmin e ka komentuar edhe  kryeministri Edi Rama gjatë një takimi falenderues në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se si mund të ndodhë që një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë.

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla,” tha Rama.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY