Rikthehet projekti i linjave të tramit në Tiranë, 130 mln euro

Rikthehet projekti i linjave të tramit në Tiranë, 130 mln euro

99
0
Shares

Ministria e Infrastrukturës shpalli tenderin për të përzgjedhur konsulentin e projektit 130 milionë euro Green Transport Tirana, financuar nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Europian.

Përmes këtij projekti synohet ndërtimi i linjave të shpejta të autobusave elektrikë ne Tiranë. Qeveria gjermane do të disbursojë 50 milionë euro përmes GIZ dhe KFW, ndërsa pjesa tjetër financohet me grant të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare.

Projekti rikthen planin për ndërtimin e linjave të tramit në Tiranë projektuar më herët nga një stufim francez financuar nga bashkia e Tiranës në 2013.

Projekti parashikon korsi të dedikuara për autobusët e shpejtë elektrikë, në tre linja kryesore të transportit në Tiranë, që janë Unaza, Tirana e Re dhe Kombinati, raporton oligarkia.al.

Korsitë do të jenë të pandërprera dhe do të shërbejnë vetëm për autobusët duke mos lejuar kalimin e mjeteve të tjera, por edhe këmbësorëve.

Sistemi i autobusave të shpejtë elektrikë do të operojë me zero emetime. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY