SPAK kërkon dënim përjetë për Redjan Rrajën

SPAK kërkon dënim përjetë për Redjan Rrajën

71
0
Shares

SPAK kërkoi burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën në lidhje me atentatin e kryer në nëntor 2019 ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku u plagos prokurori dhe Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut) dhe u vra Andi Maloku, shoferi i Ndojit.

Ndërkohë, për të njëjtën çështje, për Artiol Halilajn janë kërkuar 35 vite burg.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. I qëndroj deklarimeve që kam dhënë gjatë hetimit, ndaj nuk dua të pyetem nga prokurori”, ka thënë Rraja. Në deklarimet e dhëna në vitin 2019, Rraja jo vetëm që mohonte akuzën, por ngrinte dyshime për manipulim provash kundër tij.

I pyetur nga hetuesit për faktin se profili i ADN-së së tij përputhej me profilin gjenetik të përftuar në një palë syze, në doreza e në një kapuç të sekuestruar në automjetin e braktisur nga atentatorët e Ndojës, Rraja ishte përgjigjur: “Nuk kam lidhje me ngjarjen për të cilën më akuzoni. Mua më janë marrë dy herë mostrat e pështymës dhe gjurmët e gishtave në Drejtorinë e Policisë. Nuk e di si janë përdorur e çfarë është bërë me to. Në një rast më janë marrë pa avokat, edhe pse kam kërkuar praninë e tij. Po ashtu, më kanë marrë shumë rroba në makinën time pas arrestimit”.

Nga ekspertimi i telefonit të Rrajës janë gjetur të dhëna me interes për hetimin. Në komunikimet me SMS ka fjalë, që përputhen me veprimet e tyre, kode me fjalë “Benzi”, “Arjani”, “Bidoni”, “digje”. Po ashtu, në aplikacionin “health” rezulton se pasi kanë braktisur mjetin Redjan Rraja ka bërë gati 900 hapa në vetëm 7 minuta, që tregon intensitet të lëvizjes. Prova me rëndësi janë konsideruar edhe të dhënat e siguruar nga komunikimet e kriptuara të aplikacionit SKY. Në to dalin pseudenimet “Dok” për Rrajën dhe “Bisha” për Halilajn.

Ndërkohë, rezulton se telefoni i Rrajës para ngjarjes është loguar në Ëirelessin e lokalit të Plaurent Dervishaj. SPAK pretendon se Rraja ka qenë në rolin e ekzekutorit, ndërsa Halilaj në rolin e ndihmësit pasi marrë dy ekzekutorët me një automjet “Honda”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY