Publikohet video me dhunë se*suale. Policia bën njoftim

Publikohet video me dhunë se*suale. Policia bën njoftim

150
0
Shares

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një video që është publikuar në rrjetet sociale nga JOQ ku dyshohet se një vajzë përdhunohet nga një djalë me emrin Klodi, ndërkohë që një tjetër person është duke filmuar skenën, e cila është publikuar në portalin JOQ.

Detajet:

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, sapo janë njohur me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet nje shtetas që kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, duke u filmuar nga një shtetas tjeter, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe vijon puna hetimore për përcaktimin e vendit dhe kohës kur ka ndodhur ky rast, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve përgjegjës.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë administruar në cilësinë e provës materiale, videon origjinale të dërguar në portalin JOQ.

Policia e Shtetit fton qytetarët që kushdo që ka informacion mbi këtë rast, të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë. r.k

https://twitter.com/joqalbania/status/1663273126900187148?s=46&t=HvqmeSx1_ZIs70iNEvKfVg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY