Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk shohin partinë e Doshit, që rriti me 310 përqind elektoratin, ndërkohë që Edi Rama është një blerës 10 herë më i madh se Doshi”

29/05/2023
“Nuk shohin partinë e Doshit, që rriti me 310 përqind elektoratin, ndërkohë që Edi Rama është një blerës 10 herë më i madh se Doshi”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD-së Sali Berisha paralajmëron protesta. Do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme, tha ai.

Sali Berisha: PD duhet t’i rikthehet protestës. E vështirë, sakrificë, por rrugë tjetër, ju garantoj se vetëm veten e gënjejmë.
Ne nuk jemi ata që gënjejmë vetem, por besojmë të vërtetat.
Nuk mundet opozita të ndalojë qeverinë të shpërndajë 680 mijë zarfa.
Një kriminel si ky, një krim-ministër që shpall Kodin Elektoral kinezëri, sikur të ishte udhëheqësi i Koresë së Veriut, tregon qartë se nuk njeh asnjë ligj, asnjë standard dhe se me të, zgjedhje nuk mund të ketë.
Kështu që demokratët dhe opozitarët duhet të marrin vendime individuale për të dalë së bashku në një betejë të hapur.
Asgjë përveçse për të votuar të lirë.
Edi Rama tregoi fytyrën e tij, tregoi se ka futur në kthetra në mënyrën më mizore mediat, studiot televizive.
Unë u them këtyre zotërinjve se do u kundërvihem me forcën më të madhe gjersa ju shkelmoni interesin publik të shqiptarëve, gjersa ju nuk guxoni ta mbroni atë për arsye që i dini vetë dhe rreshtoheni në anën e qeverisë që kreu megakrimin elektoral më të madh në historinë e vendit. Që nuk shohin partinë e Doshit, që rriti me 310 përqind elektoratin, ndërkohë që Edi Rama është një blerës 10 herë më i madh se Doshi. Doshi është thjesht një çirak në blerje në krahasim me Ramën.

Them këtë sepse situata është dëshpëruese dhe nuk mund ta mohojmë, por njerëzit me fibër politike e kuptojnë se ka vetëm një rrugëdalje, të mos dorëzohen dhe të ngrihen.
Ka vetëm një rrugëdalje, të ngrihen dhe të mbrojnë kombin e tyre nga një proces shkatërrimi që nuk e ka pësuar asnjë komb tjetër në botë. E gjitha kjo me mekanizmin e shkatërrimit të opozitës, sepse duke shkatërruar opozitën, vret masivisht shpresën.

Ne do qëndrojmë. Unë kam bindjen më të thellë se ne do qëndrojmë.
Demokratët, në kushte shumë të vështira, kur kanë qenë shumë herë më pak se kaq, kanë ditur të mbrojnë opozitarizmin, kanë ditur të mbrojnë vlerat, të krijojnë shpresat dhe ne të vazhdojnë betejën.
Do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, që tashmë është i njohur, Edi Rama dhe qeveria e tij.
Kam besim se demokratët janë të gatshëm, se mbi 500 mijë idealistë që qëndruan të pamposhtur, do i japin kthesë vendimtare vendit. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

01/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.