Gazment Bardhi do të bëjë dy mbledhje me 5 dhe 6 maj....

Gazment Bardhi do të bëjë dy mbledhje me 5 dhe 6 maj. Vendime për të ardhmen

91
0
Shares

Deputeti Gazment Bardhi, që mban edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, grupi i vulës, lajmëroi thirrjen e një mbledhjeje te kryesisisë së PD dhe grupit Parlamentar.

Kryesia e PD nuk mblidhet dot asnjëherë ndërsa grupi parlamentar ka vrtëm 19 deputetë nga 33 që ende nuk janë përjashtuar.

Njoftimi i Bardhit:

Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:

– Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.

– Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.

Me Rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSh.”.

Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY