Bllokohet një tjetër skaf në Ksamil, gjoba vetëm sa kosto e një...

Bllokohet një tjetër skaf në Ksamil, gjoba vetëm sa kosto e një xhiro në det

78
0
Shares

Shkon 7 numri i mjeteve lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave, nga DVKM Vlorë.

Bllokohet një tjetër mjet lundrues skaf, në plazhin e Ksamilit, dhe ndëshkohet me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesi, pasi nuk posedonte dokumentacionin përkatës në bord.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe drejtimit të këtyre mjeteve nga shtetas të ndryshëm, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, kanë evidentuar një tjetër rast të drejtimit të mjetit lundrues, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një mjeti lundrues tip skaf, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm në bord. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY