Fredi Beleri mbetet në burg, jepet masa e sigurisë nga gjykata speciale

Fredi Beleri mbetet në burg, jepet masa e sigurisë nga gjykata speciale

48
0
Shares

Arrest ne burg masa e sigurisënpër kryetarin e bashkisë së Himarës, Fredi Belerin. Prej sot ai kalon në qelitë e burgit 313 në Tiranë.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin.

Masa e sigurisë për Kokaveshin është dhënë në mungesë, pasi ai ndodhet i shtruar në spital, pasi që pas arrestimit ka pasur komplikacione shëndetësore.

Fredi Beleri u arrestua në minutat e para të 12 majit, për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe i ka premtuar shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.

Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota. Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY