Qarkullonte me një automjet që drejtohej pa leje drejtimi nga një 17-vjeçar, vihet në pranga 20-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje ordinere.
Megjithatë mbante porche njësoj si zyrtarët dhe kontraktorët e tenderave me korrupsion.
Procedohet penalisht 17-vjeçari që drejtonte automjetin tip “Porche”, në mënyrë të parregullt.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë ndaluar dhe shoqëruar dy shtetas që udhëtonin me një automjetip tip “Porche”, pasi nga verfikimet e kryera rezultoi se njëri prej tyre ishte shtetas në kërkim, ndërsa drejtuesi ishte shtetas i mitur.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Xhuljano Hodaj, 20 vjeç, banues në Vlorë (pasagjer në automjetin tip “Porche”), i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur D. Z., 17 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit tip “Porche”, pasi e drejtonte këtë automjet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/