Qendroi një muaj në gjendje kome, vdes i riu në spital pas...

Qendroi një muaj në gjendje kome, vdes i riu në spital pas arrestimit nga policia. Dyshimet e së emës

49
0
Shares

Jani Rustemi 27 vjeç, u nda ngabjeta sot në spital pasi qëndroi në gjendje kome në QSUT për mëse një muaj.

Ai u arrestua nga policia në Tiranë më 12 Prill 2023 nga forcat e Komisariatit Nr.2.

Jani Rustemi që ishte i shtruar në Reanimacionin Qëndror në QSUT, dhe në ora 16:20 ka ndërruar jetë, konfirmuar nga mjeku.

Jani Rustemi është i datëlindjes 15.04.1995 lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, ka dy fëmijë, arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore i dënuar më parë.

Jani Rustemi ishte I shtruar ne Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të renduar shëndetësore në koma pasi vuan nga “Bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”.

I riu u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. Por 5 ditë më vonë, më 17 Prill, Jani Rustemi dërgohet në Urgjencën e QSUT në gjendje të rëndë.

E ëma e të riut, Pranver Rustemi ka denoncuar në emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus rasti, duke thënë se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion. Ajo thotë se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje.

Pranvera Rustemi: Asnjë lloj problemi s’ka pasur djali. Kam shkuar kam pyetur te spitali i burgjeve. Më datë 17 Prill, shkova atje nuk e gjeta djalin atje, nuk ishte i shtruar. Erdha në shtëpi. Pastaj pas ca ditëve më erdhi policia 2 civilë këtu në shtëpi. Shko tha në spital e ke çunin pak me ftohje sëmurë. Dhe unë u mora pastaj. Shkuam në spital. Kam shkuar te spitali “Nënë Tereza”, çuni ka qenë në reanimacion. Shumë keq. Doktori tha nuk kam shpresa për djalin tënd.

Spartak Koka: A ishte djali shumë mirë para se të arrestohej?

Pranvera Rustemi: Djalin e kam pasur mirë, kam folur me djalin, ka qenë shumë mirë djali.

Spartak Koka: Tani që është në spital e ke parë?

Pranvera Rustemi: E kam parë, djali është shtrirë. E kam gjetur në spital në këtë gjendje. Doktori tha nuk kemi shpresa, vetëm në duart e Zotit e keni djalin.

Spartak Koka: Çfarë i ka ndodhur djalit? Çfarë të tha doktori?

Pranvera Rustemi: Doktori tha vetëm që i kanë dhënë shumë metadon.

Spartak Koka: Po pse? Djali ishte përdorues i lëndëve narkotike?

Pranvera Rustemi: Hashash pinte, e dija. Shumë jo, ishte për bukuri.

Spartak Koka: Djali mjekohej me metadon?

Pranvera Rustemi: Asnjëherë nuk e ka përdorur metadonin djali. Unë nuk e di çfarë i kanë bërë djalit ata.

Spartak Koka: Çfarë dyshon se i kanë bërë djalit?

Pranvera Rustemi: Dyshoj..ku nuk më shkon mendja..i kanë bërë ndonjë gjilpërë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY