Për Bashkim Dedjan, 2 vite shërbim prove në vend të 1 vit...

Për Bashkim Dedjan, 2 vite shërbim prove në vend të 1 vit burg

31
0
Shares

SPAK ka kërkuar 1 vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja ndërsa në zbatim të nenit 59 kërkohet pezullimi i ekzekutimit dhe dënimi përfundimtar me 2 vite shërbim prove.

Dedja akuzohet se ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 60 m2 në bregdetin e Kavajës.

Banesa ishte regjistruar në emër të vëllait të Dedës por në të vërtetë zotërohej dhe përdorej prej ish-gjyqtarit.

Bashkim Dedja, drejtoi prej vitit 2012 Gjykatën Kushtetuese dhe sëbashku me Vitore Tushën ishte një nga dy gjqytarët e saj që kaluan fazën e parë të vetingut. Por ndërsa vendimi për Tushen u bë përfundimtar, vendimi për Dedjen u apelua duke sjellë shkarkimin e tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY