Berisha: Gënjeshtër e rëndë manipulimi me pjesëmarrjen e ulët, 180 mijë qytetarë...

Berisha: Gënjeshtër e rëndë manipulimi me pjesëmarrjen e ulët, 180 mijë qytetarë nuk u lejuan të votojnë

36
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se është një gënjeshtër e rëndë manipulimi me pjesëmarrjen e ulët, 180 mijë qytetarë nuk u lejuan të votojnë.

Argumentat:

Mediat, të cilat për fatkeqësinë e tyre, bëjnë do të thosha një zhurmë shumë të dëmshme për shoqërinë, të cilat përpiqen të sfumojnë dhe zhurmojnë megakrimin elektoral të përmasave të papara kurrë ndonjëherë të farsës elektorale të vitit 2023, në mënyrë shumë superficiale interpretojnë se pjesëmarrja më e ulët se në vitin 2021, vjen për shkakun se opozita nuk pati alternativë.

Nuk ka gënjeshtër më të rëndë se kjo.
Opozita dhe të gjitha kronikat e medieve gjatë fushatës faktojnë se opozita ishte alternativë dhe kishte alternativë për çdo bashki të Shqipërisë sa asnjëherë tjetër.
Kandidatët e opozitë, të armatosur me alternativën e tyre, kërkuan ballafaqim me kandidatët e narkoshtetit që nuk dolën kurrë.

Në majin e vitit 2023 e 1 milionë e 300 mijë zgjedhës. Në vitin 2021 votuan 1 milionë e 500 mijë zgjedhës. Votuan më pak, 200 mijë zgjedhës. 200 mijë prej tyre iu hoq për arsye politike e drejta e zgjedhjes.

Këto akte janë tipike për zgjedhje të tipit Putin. T’u heqësh qytetarëve të drejtën për të votuar përbën një akt kriminal armiqësor ndaj këtyre qytetarëve, ndaj opozitës dhe ndaj lirisë së vendit.
PD, e zotuar të mbrojë votën e qytetarëve, e konstatoi dhe e denoncoi te SKAP-i i partisë. SKAP-i i partisë e përcolli siç mori urdhër. Por ditën e votimit nuk votuan për shkak të listave 180 mijë qytetarë shqiptarë.

Siç e shihni, këto zgjedhje janë zgjedhje në të cilat u ndërmor çdo lloj mase, nga kërcënimi me revole në ballë, dhe e kemi paraqitur, te përjashtimi si në diktatura, te heqja e të drejtës së votës nga Edi Rama dhe regjimi i tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY