ELBASAN/ Godet për vdekje me sëpatë motrën e gruas

ELBASAN/ Godet për vdekje me sëpatë motrën e gruas

73
0
Shares

Një person qëlloi me sëpatë sot një grua në Elbasan duke e lënë të vdekur. Alma Qevani ishte motra e gruas së tij dhe ende nuk janë bërë të ditura motivet.

Detajet: Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar.

Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen Alma Qevani, 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY