Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Raporti i vëzhguesve/ Berisha: Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, vullnetin e shqiptarëve

16/05/2023
Raporti i vëzhguesve/ Berisha: Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, vullnetin e shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Pd, Sali Berisha ka komentuar sot raportin e vëzhguesve duke deklaruar se Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, vullnetin e shqiptarëve.

Argumentat: Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës, po kundërmon çdo ditë e më shumë.
Me këtë rast, unë vlerësoj raportin e OSBE/ODIHR, të Autoriteteve Lokale Rajonale dhe të Parlamentit Europian, të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë.
Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve, Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit.

Raporti paraprak, ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar, vë gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga makineria shtetërore elektorale si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që krijon pabarazinë më të madhe në procesin zgjedhor, ndalet në të gjitha format antiligjore të ndërhyrjes në vullnetin e qytetarëve shqiptarë nga qeveria, nënvizon blerjen masive të votës, gjer dhe presionet e tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit dhe procesin e votimit.
Përpjekjet për të shkëputur ndonjë gjysmë fraze nga përfaqësuesit e nderuar të institucioneve më prestigjioze të vëzhgimit të zgjedhjeve në Europë, OSBE/ODIHR, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian, dështuan.

Siç e patë vetë, ata refuzuan të nxjerrin nga goja çdo cilësor që iu kërkua, iu qëmtua nga mediat e Edi Ramës për ta tundur si flamur të këtyre zgjedhjeve më të manipuluarat, më të rrënuarat ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.
Në këtë kontekst, populli opozitar pa si në dritën e diellit, përpjekjen e narkoshtetit për të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje.

Ajo, jo vetëm i konfiskoi vulën, jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin me ligj dhe Kushtetutë, por kaloi në aktin më absurd të mohimit të të drejtës së koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vet, dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës, nuk lejoi regjistrimin e tij në listë.
Një aleancë krimi në nivel politik dhe në nivel nëntokësor, u demonstrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit.
Trinomi Rama-Doshi-Brava ishte shëmtia më e madhe, me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor.
Siç konstaton me shumë të drejtë raporti i vëzhguesve, blerja e votës ishte një akt masiv dhe i shëmtuar.

Mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të opozitës së vërtetë, të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, që kishte 61 kandidatë, ishte një akt tjetër pabarazie të madhe.
Dhuna, terrori ndaj eksponentëve të opozitës është përdorur gjer në pengmarrje të tyre. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

Pas alarmit të Ambasadës amerikane, Lamallari në Kuvend: S’ka informacion për rrezik real terrorizmi në vend

02/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Madrid, bastisën mbi 200 shtëpi, arrestohen shqiptarët, mes tyre dhe gra

Vetdorëzohet në Spanjë Eralbi Breçani, në kërkim nga SPAK

02/04/2026
IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

Gjykata e Tiranës heq pezullimin nga detyra për kreun e IMT, Rigers Sheqeri

02/04/2026
35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit/ Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot është më aktuale se kurrë

02/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.