Edhe uji me elementë kancerogjen në Tiranë, analiza nga Italia

Edhe uji me elementë kancerogjen në Tiranë, analiza nga Italia

42
0
Shares

 

Analizat tregojne se edhe uji eshte ne gjendje te rende ne Tirane!

Kampionet u morën nga gazetarët në pesë pika të ndryshme në Tiranë. Tri nga këto zona: Rruga ‘Ismail Petrela’, bulevardi ‘Bajram Curri’ dhe rruga ‘Don Bosko’ rezultuan me nivel të lartë të trialometanit, një përbërës kimik, me substanca toksike kancerogjene.

Sipas ekspertëve italianë, nëse kapërcen shifrën 30 mikrogramë për litër, uji bëhet totalisht i papërdorshëm dhe madje helmues. Për këtë qëllim duhen marrë masa, që niveli i trialometanit të jetë jo më shumë se 5 mikrogramë për litër, ndërkohë që kampionet e tri pikave në Tiranë, kanë një vlerë pesëfish më të lartë.

E gjithë kjo sasi toksine duket se vjen nga klorinimi i gabuar i ujit. Ekspertët e vendit fqinjë propozojnë që për këtë proces duhet të zbatohet një procedurë standarde dhe tepër precize.

Sipas përfundimeve të testimit, ky ujë është i dëmshëm edhe nëse bën dush, pastron shtëpinë apo hap rubinetin.

Tre zona paraqiten në gjendje alarmante te ujit me nivel të lartë të Trialometanit, një përbërës kancerogjen, raporton emisioni Piranjat ndërsa gjetjet janë komentuar edhe nga deputeti Petrit Vasili.

“Pasi testuan se ajri i Tiranës është jo vetëm i ndotur, por edhe me substanca kancerogjene, ‘Piranjat’ sjellin një tjetër investigim, duke analizuar ujin e Tiranës, në bashkëpunim me laboratorin e specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë.

Ne ajer ne Tirane ka nivele shume te larta Benzeni kancerogjen dhe NO2.

Ne ujin e pijshem ne Tirane gjendet trialometani kancerogjen!

Keto jane tregues vertet shume kritike per shendetin publik.

Shendeti i mijra qytetareve eshte mjaft i rrezikuar sepse kontakti me ajrin dhe ujin eshte 24 ore ne dite dhe i pashmangshem sepse jane dy komponente jetesore pa te cilet jeta eshte e pamundur.

Keto jane faktet, kjo eshte e verteta shkencore e ajrit dhe ujit ne Tirane çdo justifikim i çdo lloj forme vetem rendon pergjegjesine e atyre qe kane detyre te administrojne qytetin pra Bashkise sepse rrezikimi i jetes dhe shendetit eshte nje veper penale shume e rende”, tërheq vëmendjen deputeti që me herët ka qënë edhe ministër Shëndetësie. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY