Mashtroi një shtetase duke i shitur asaj, çanta si të markave origjinale, të kontrabanduara, kundrejt çmimit 36 000 euro, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brand”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja:
E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
30-vjeçarja dyshohet se i ka shitur një shtetaseje, 9 çanta si të markave, kundrejt çmimit 36 000 euro, me pretendimin se ishin origjinale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato online, me çmime të konsiderueshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/