Dëshmitari i penduar Klevis Alla tregon dy vrasjet e Nuredin Dumanit

Dëshmitari i penduar Klevis Alla tregon dy vrasjet e Nuredin Dumanit

52
0
Shares

Klevis Alla, dëshmitari i penduar i drejtësisë, ka deklaruar në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, se vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia i vrau Nuredin Dumani, raporton tvklan.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 Prill 2020 në Durrës në zonën e njohur si tregu i makinave të përdorura.

Sipas Allës, në atë moment Nuredin Dumani ka qenë bashkë me një person tjetër që nuk është identifikuar dot Klevis Alla. Sipas këtij të fundit, të dy mbanin të veshur kapuça të zinj si ato të përdorura nga forcat speciale të policisë dhe i dukeshin vetëm sytë.

Klevis Alla ka treguar në seancën para GJKKO se e ka nxjerrë ai Besmir Haxhinë në pritë.

“E njihja dhe e mora në telefon për të lënë takim me të”, tha ai.

Sipas Klevis Allës, Nuredin Dumani dhe personi tjetër që ishte me të, qëlluan ndaj makinës Volkswagen me të cilën udhëtonin dy vëllezërit. Pas të shtënave të para, Nuredin Dumani ka zbritur dhe ka qëlluar sërish në drejitm të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, deklaroi Klevis Alla.

Më pas, të dy u larguan me një makinë Mercedes-Benz në drejtim të Tiranës dhe Klevis Alla ngeli me 3 armët e zjarrit në makinë që duhet t’i zhdukte sipas udhëzimeve të Nuredin Dumanit.

Klevis Alla deklaroi se kishte frikë mos e vriste Nuredin Dumani dhe për këtë arsye ai u bë i penduar i drejtësisë. tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY