Postime në rrjete sociale me nxitje terroriste, përfundon hetimi për radikalin Zeneli

Postime në rrjete sociale me nxitje terroriste, përfundon hetimi për radikalin Zeneli

32
0
Shares

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të të pandehurit Bledar Zeneli.

Ai akuzohet për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, “Falsifikimi i letërnjoftimit, pasaportave ose i vizave”, “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes se armëve të ftohta”.

Ky i pandehur, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për momentin, bënte postime  publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet  terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 Tetor  2020 në Nicë të Francës,  sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY