Mbahet konkursi i projektimit të stadiumit në Korçë

Mbahet konkursi i projektimit të stadiumit në Korçë

59
0
Shares

Mbahet në Korçë, finalja e garës ndërkombëtare për hartuesin e projektit të Stadiumit “Skënderbeu” si një destinacion i ri zhvillimi ekonomie, biznesi dhe argëtimi për këtë qytet.

Stadiumi “Skënderbeu” dhe Pallati i Sportit në Korçë, do të shndërrohen së shpejti në qendra të reja për qytetin, ku jeta sportive do të zhvillohet përgjatë gjithë ditës dhe vitit. Stadiumi “Skënderbeu” do të transformohet në një kompleks sportiv me shërbime të ndryshme, duke ndjekur modelin shumëfunksional të Stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

Në muajin shkurt të këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit/ Atelier Albania hapën thirrjen për pjesëmarrje në Konkursin Ndërkombëtar për Projekt-Ide, ku në finale u përzgjodhën 3 finalistë me prestigj skenën bashkëkohore arkitekturës, ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dheCEBRA (Danimarkë), të cilat sot nisën prezantimin e propozimeve arkitektonike për rizhvillimin  e  Kompleksit të Stadiumit. ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili përshëendeti çeljen e finales. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY