Grabitet dyqani luksoz në mes të Parisit, 1 milionë euro me një...

Grabitet dyqani luksoz në mes të Parisit, 1 milionë euro me një dorë

31
0
Shares

Një grabitje spektakolare ka ndodhur ditën e sotme në një nga argjendaritë dhe parfumeritë luksoze në qendër të Parisit duke grabitur mbi 1 milionë euro bizhu.

Bëhet fjalë për një dyqan të Bvlgari, në sheshin Vandom. 3 grabitës, që kishin mbërritur në vendngjarje me motoçikleta hynë në dyqan, dy prej tyre ishin të armatosur dhe lënduan gjatë grabitjes edhe punonjësin e sigurimit.

Pamjet në rrjetet sociale postuar në mediat sociale, shiheshin dy motoçikleta të zeza të ndalura para argjendarisë ndërsa një person i veshur me të zeza dhe me kasketë në kokë, bënte roje. Kalimtarët ndërkohë largoheshin të panikosur pasi shihnin grabitësin e armatosur.

Pas grabitjes, të tre autorët janë larguar me shpejtësi ndërkohë që policia u vendos në kërkim të autorëve.

Nuk janë bërë ende të ditura shumë detaje por mediat franceze shkruajnë se një nga autorët e grabitjes ishte plagosur në këmbë nga policia, në largim e sipër, ndërsa dy të tjerët ishin arrestuar më vonë.

I njëjti dyqan, është grabitur edhe në vitin 2021, me dëmet që në atë kohë u përllogaritën në vlerë rreth 10 milionë euro.r.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY