Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhuna ndaj Bato Dalipajt/ Berisha: Akt i rëndë, dëshmi flagrante e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune

26/04/2023
Përgjegjësi në bashkinë e Patozit bën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha ka dënuar sot fhunën ndaj punonjësit të bashkisë së Patosit, Bato Dalipajt. Ai u rrah nga dhefi tij pasi nuk pranoi të sillte një listë votuesish për PS.

Akt i rëndë, dëshmi flagrante e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune, deklaroi Berisha.

Deklarata:

Falangat e krimit elektoral të administratës së narkoshtetit kanë dhunuar fizikisht, keqtrajtuar kafshërisht qytetarin Bato Dalipaj sepse kanë dashur t’i imponojnë me detyrim, paraqitjen e listës së votuesve, të cilët ai duhet të komprometonte për PS-në.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të drejtorit të ndërmarrjes komunale të Bashkisë Patos, ndaj punonjësit Bato Dalipaj.

Ky është një akt i rëndë, një dëshmi flagrante e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune, terrori ndaj qytetarëve dhe votës së tyre të lirë.
Nga ana tjetër, jam këtu për t’i shprehur nderimin më të thellë, solidaritetin më të madh, zotit Bato Dalipaj, një hero i votës së lirë, për qëndresën e tij të pamposhtur ndaj gangsterëve të pushtetit, ndaj kriminelëve elektoralë të pushtetit.
Garantoj Baton se akti i tij është një akt frymëzues për të gjithë qytetarët shqiptarë, për t’i treguar vendin armiqve të votës së lirë, falangave të Edi Ramës.
U bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë në portalin e Transparencës së PD, sikundër edhe si qytetarë dixhitalë, çdo akt apo presion nga kriminelët elektoralë, duke filluar nga krye-kryekrimineli Edi Rama.
I garantoj se opozita shqiptare dhe PD do bëjnë gjithçka që këta kriminelë elektoralë të marrin ndëshkimin e merituar.

Njëkohësisht, i ftoj të mbajnë parasysh se entuziazmi, se elektrizimi i krijuar sot në shoqërinë shqiptare nga kandidaturat e primareve, ka kallur tmerr shpirtëror, si tek kandidatët e bodrumit të mafias, ashtu edhe te vetë Edi Rama, i cili në një akt të paprecedent në historinë 32-vjeçare të zgjedhjeve, me vetëdijen se kandidatët e tij janë njerëzit më të diskredituar të shoqërisë, ka pushtuar vetë të gjitha hapësirat komerciale të reklamave, vetëm e vetëm që t’i vendosë në errësirë ata.

Ai e di se dalja e fytyrës së Erion Veliajt në Tiranë, u kujton qytetarëve të Tiranës, sipas polleve serioze, tre tipare fatale: hajdutin, gënjeshtarin, fallsin.
Për herë të parë në 32 vite, qytetarët shpallin falls një politikan më shumë se 65 përqind e tyre.
Të njëjtin politikan e shpallin vjedhës, të korruptuar, 67 përqind të tyre. E shpallin gënjeshtar, 64 përqind e tyre.
Edi Rama duke e ditur se votohet për të dhe jo për Ramën, zë hapësirat e reklamave me shpresë se do mund të largojë këto mendime nga qytetarët. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

28/02/2026
Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

28/02/2026
Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

28/02/2026
Marshim revolte në Tiranë, protestuesit lëvizin në rrugë e sheshe të ndryshme në qytet. Policia i ndalon të shkojnë tek Policia e Shtetit

Marshim revolte në Tiranë, protestuesit lëvizin në rrugë e sheshe të ndryshme në qytet. Policia i ndalon të shkojnë tek Policia e Shtetit

28/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

28/02/2026
Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

28/02/2026
Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

28/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.