Apeli i Posaçëm mban të bllokuara pronat e ‘grave’ të Ahmetajt

Apeli i Posaçëm mban të bllokuara pronat e ‘grave’ të Ahmetajt

40
0
Shares

Mbetet ne fuqi sekuestro per pronat e ish gruar dhe bashjetueses së ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gjykata e Apelit vendosi sot se do të mbahen të bllokuara vilat dhe shtëpitë në pronësi të Erjola Hoxhaj dhe Elda Dinaj.

Detajet:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues
monokratik përbërë nga gjyqtari DhimitĽr Lara, sot më datë 26.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 70 akti, datë 12.04.2023regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit E.H., E.D.,kundër vendimit nr. 137 datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasuritë e paluajtshme.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 137, datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ankuesit znj. EH. Dhe znj. E.D. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY