Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Sot përfaqësues të Edi Ramës, janë një grup mafiozësh lokalë, të cilët lanë në vend numëro zhvillimin

25/04/2023
Share on FacebookShare on Whatsapp

NJOFTIM PËR SHTYP

Kreu i PD Sali Berisha tha sot më Shijak se përfaqësues të Edi Ramës, janë një grup mafiozësh lokalë, të cilët lanë në vend numëro zhvillimin.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetare e qytetarë, banorë të Shijakut.
Së pari dua të përulem me mirënjohjen më të thellë, me nderimin më të madh, para burrave e grave, të rinjve dhe të rejave të kësaj bashkie, të cilët kanë qenë që në fillim një bastion i pamposhtur i demokracisë në Shqipërisë.

Shkodra, Kavaja, Shijaku ishin ndër bastionet më të para. Po të vështrosh popullatën e këtyre zonave, gjen në këto zona, muslimanë të përkushtuar, katolik të përkushtuar, ortodoks të përkushtuar. Por të gjithë të bashkuar në vlerën më eprore, në besimin tek Zoti dhe ky besim, kjo sakrificë bëri që ata të ishin ndër më të parët e të parëve, të mbështesnin demokracinë, sistemin e vlerave, lirinë.
Në këtë kontekst unë u mbetem përjetë mirënjohës ndaj jush.
Miqtë e mi!

Sot në Shijak dhe në Shqipëri, përballen dy përpjekje, dy filozofi, dy rryma. Përballet përpjekja e idealistëve të vërtetë, e atyre që i besojnë lirisë, vlerave të saj, e atyre që besojnë se dinjiteti njerëzor është thelbi i njeriut të lirë, me një sekt i cili trajton qytetarët shqiptarë si qenie inferiore. Trajton qytetarët shqiptar në mënyrën më të padenjë, trajton qytetarët shqiptarë si qenie për ti vjedhur, çdo orë, çdo ditë e më shumë.

Ky sekt i rilindjes paraqet para jush kandidat të stazhionuar në vjedhjen e qytetarëve, në vjedhjen e taksave të qytetarëve, në injorimin e plotë të problematikave të tyre. Sot kandidatët e sektit të rilindjes dalin që të gjithë nga bodrumi i Edi Ramës. Emërohen pa përpjashtim mbi bazën e valixheve me euro, që i dorëzohen atij dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe që në fakt në çdo cent ua kanë vjedhur qytetarëve të bashkive të vendit.

Sot përfaqësues të Edi Ramës, janë një grup mafiozësh lokalë, të cilët me qëndrimet e tyre, me vjedhjet e tyre, të taksave, të burimeve natyrore lanë në vend numëro zhvillimin. Ndaluam zhvillimin dhe faktikisht kudo që shkon, gjen përveç qendrave të qytetit, të cilat ai i përdori si pika e mjaltit për të vjedhur sa më shumë.
Ju duhet ta dini se ato qendra të rilindjes urbane kanë kushtuar 2.3 miliardë euro. Ato pllaka që shifni në qendra, kanë kushtuar si të ishin pllaka me gurë të çmuar dhe jo rrasa guri të nxjerra kudo në malet e Shqipërisë.
Kandidatët tanë janë kandidatët që mishërojnë vlerat tuaja më të mira. Janë kandidatë që burojnë nga ju, kanë ardhur nga ju, me standardin më të mirë të demokracisë, me votën tuaj.

Unë mendoj se me këtë proces ne para së gjithash kemi vendosur në piedestal dinjitetin e qytetarëve sepse do të jenë ata që të përcaktojnë se kush do i qeverisë. Cili do ti drejtojë, cili do të jetë kryetari i bashkisë së tyre, deputet i tyre. Dhe në këtë mënyrë ne bëjmë që përfaqësuesit tuaj të mos varen nga kryetari, nga kryesia, por të varen nga qytetari, nga qytetaria dhe komuniteti që i ka besuar ata. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.