Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Luçiano Boçi i përgjigjet Edi Ramës: Ju foli për gara makinash 16 mijë familjeve në Elbasan që jetojnë me ndihmë ekonomike

23/04/2023
Luçiano Boçi i përgjigjet Edi Ramës: Ju foli për gara makinash 16 mijë familjeve në Elbasan që jetojnë me ndihmë ekonomike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Luçiano Boçi

Edi Rama u rikthye sërish në skenën e krimit të tij!

Ndërkohë që takohesha dhe ndaja pritshmëri tërësisht pozitive me bashkëqytetarë të mi elbasanas në Selanik dhe Athinë të Greqisë, të cilët do të vijnë në 14 maj për të votuar ndryshimin, bashkëpunëtorët më informuan për vizitën e Edi Ramës në Elbasan, apo në vendin e krimit të tij politik.

Erdhi në qarkun e dytë më të varfër të Shqipërisë. Nuk kërkoi ndjesë. U tall sërish. U foli qytetarëve të mi për garat e “Formula 1”. Hipokrizi dhe tallje e madhe. U foli për garat me makina njerëzve që janë të sfilitur në garën e tyre të përditshme të mbijetesës falë varfërisë ekstreme.
Foli për Motopark, në qytetin ku 16.000 njerëz trajtohen me ndihmë ekonomike. 16.000 kryefamiljarë marrin para sa për të mbajtur frymën gjallë. Foli pa turp, duke nënqeshur me arrogancë në qytetin me numrin më të madh të personave që janë në paaftësi për të punuar. Foli pa pikë turpi (tamam nje tallava burrë) në qytetin me të ardhurat më të ulëta për banor.
E fshehu pas krahëve të tij kandidatin, njësoj siç e ka fshehur në çdo përballje të hapur publike dhe televizive ku e kam sfiduar të flasim për Elbasanin.

Edi Rama e tejkaloi shiritin e verdhë të vendit të krimit, kur foli për aftësinë e PS për të ndryshuar Elbasanin. Thënë kjo nga një njeri që ka 10 vjet që është në krye të qeverisë dhe nga një forcë që ka 16 vjet që drejton Elbasanin është jo vetëm cinike, por edhe e pafytyrë.
Me sheshin e boshatisur sot në Elbasan, teksa fliste nga Rrapi i Bezistanit, Edi Rama e mori mesazhin e parë të braktisjes. Paratë e tij për të blerë vota, mbështetje, kohë televizive, rrjete sociale dhe gjithçka tjetër këtë herë do të shkojnë dëm.

Ta kam thënë në Parlament në sy të gjithë shqiptarëve: Në 14 maj unë dhe elbasanllinjtë e mi do ta bajmë ndryshimin!

Dhe atë punën e gjatësisë mos e përmend më…

Ti je shembulli tipik sesi një njeri shtatlartë është moralisht një krijesë tmerrësisht e ulët…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.