Tentoi të kalonte kufirin me Greqinë, duke patur në çantë, lëndë narkotike kanabis, Policia Kufitare arreston në flagrancë 31-vjeçarin nga Kosova.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në dalje të RSh-së, kanë goditur një rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën e shtetasit G. Sh., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Kosovë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/