“Bashkia na ka shtuar hallet”- Banorët në Tiranë mirëpresin 5 prioritetet e...

“Bashkia na ka shtuar hallet”- Banorët në Tiranë mirëpresin 5 prioritetet e Belind Këlliçit që sjellin ndryshim

48
0
Shares

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi vijon takimet me qytetarët, të cilët i njeh me programin për drejtimin e Tiranës në katër vitet e ardhshme. Teksa u ndal në zonën e “Pazarit të Ri”, Belind Këlliçi degjoi problemet që shqetësojnë kryesisht biznesin e vogël në kryeqytet. Tregtarë të ndryshëm që zhvillojnë aktivitetin e tyre në “Pazarin e Ri”, u ankuan për vështirësitë që po hasin, duke akuzuar bashkinë e Tiranës se ua ka shtuar hallet. Tregtarët treguan se nuk kanë vende për ruajtjen e produkteve brenda pazarit, ndërsa aktivitetet e shpeshta që organizon Bashkia e Tiranës brenda kësaj zone tregtare, bën që shpesh shumë subjekte të mbeten pa punë.

_“Vështirësitë na e kanë bërë të papërballueshme këtë lloj pune. E para transporti nga mëngjesi e në darkë, malli që shikon këtu, do e çojmë të gjithë në krah. Kemi punën e parkingut, që nuk kanë klientët ku të lënë makinën. Detyrimisht ose do t`ua çojmë ne ose do na ikin fare. Kam 29 vjet që punojë këtu, kështu nuk na ka bërë vaki. Ne të lodhur jemi, e pak na kanë lodhur. Tezgat të bëhen të mbyllura siç kanë qenë. Korentin, kam punuar 10 vjet për korentin, ne nuk kemi një prizë të karikojmë peshoren. E marrim e shkojmë nëpër lokale. Këto tezgat këtu, i mbushet mendja një ditë, dy ditë, do të bëjë festival, unë rri pa punë. Kam dalë e kam ndenjur në rrugë, në rrugë s`të lë, shko në shtëpi”_-u shprehën tregtarët.

Për këto shqetësime, Belind Këlliçi u angazhua që do t`u japë zgjidhje pas 14 majit. Sipas tij, të gjitha problemet e shtruara nga subjektet tregtare, janë të zgjidhshme, ndaj kërkoi mbështetjen e tyre për të sjellë ndryshimin pas 14 majit.

_“Janë çështje që zgjidhjen komplet. Janë çështje që marrin zgjidhje, vetëm çështje vullneti. Të falenderoj shumë që mi bëre të qarta. Tre javë janë, për veten tuaj, për të gjithë Tironën. Vetëm me pozitivitet, se ka nevojë për energji të mirë, se janë lodhur njerëzit, u ka ardhur shpirti në majë të hundës”_-u shpreh Belind Këlliçi.

Gjatë takimeve në rrugë, disa qytetarë që kanë përfituar banesa sociale në zonën e Shkozës, ngritën si shqetësim problemin e qirave.

_“Shumë keq, patjetër që na i këkrojnë, ekonomia është shumë e dobët. Gjendja ekonomike është shumë keq. As në punë nuk jemi. Patjetër që po, ne familjarisht për ty jemi. Unë për veten time që kur të kam dëgjuar në televizor, kam shumë respekt për ty. Jemi komplet për ty familjarisht”_-u shpreh një qytetare. Për këtë shqetësim, Belind Këlliçi garantoi qytetaren se kjo çështje do të marrë zgjidhje pas 14 majit.

_“Si jeni me situatën, me këto qeratë e prapambetura, a ua kërkojnë? Do t`i japim një zgjidhje. U mbajnë varur, se për punën e Shkozës ma kanë thënë dhe banorë të tjerë aty, u mbajnë varur qëllimisht që t`ju marrin votën deri në 14 maj. Më jepni mundësinë që t`ju ndihmoj mbas 14 majit. Dhe tre javë janë”_ -u shpreh Këlliçi.

Të moshuarit janë një tjetër shtresë e shoqërisë, që vuajnë mungesën e shërbimeve, shtrenjtimin e kostove të jetesës apo dhe shpopullimin e vendit. Një e moshuar tregoi se si i është vështirësuar jetesa.

_“Ne mosha e tretë jemi copë copë. Shko te doktori po ashtu, shko atje po ashtu. Lekë kërkojnë, nuk di çfarë të them, nuk di çfarë të flasë përpara. Në qoftë se do kemi fatin të vish ti… unë të shoh se je djalë i mirë, edhe fushatat e tua i kam ndjekur gjithë kohën. Këtu nuk nisesh për punë partie, jam demokrat dhe prandaj, ne nisemi këtu për shërbim për qytetin, që s`kemi fare, fare, fare gjë në terezi”_ -tha e moshuara.

Teksa dëgjoi këto shqetësime, Belind Këlliçi prezantoi projektin e tij për ndërtimin e 500 oazeve të gjelbërta, të cilat do të shërbejnë veç të tjerash për të rikthyer jetën komunitare në komunitet.

_“Një gjë që është tronditëse, që nuk ka dalë aq sa duhet në media, është 4 deri 5 fishuar numri i atyre që humbin jetën vetëm në shtëpi dhe nuk i din se kanë fëmijët jashtë. Janë vetëm se i kanë fëmijët jashtë, nuk e di njeri, se nuk kujdeset kush. Ndërkohë që minimumi që kemi ne në program, përveç ndërtimit të dy azileve të tjerë që duhen me sezbën, po me bë një kënd pushimi me pas një stol, me pas një lulishte, me pas një nisëm vullnetare që kemi në komunitet me i ndihmu, me i shku dikush, me kthy jetën komunitare në qytet”_-u shpreh Belind Këlliçi.

Ndërkohë qytetarët shprehën dëshirën dhe vendosmërinë për ndryshim.

_“Po numërojmë sekondat, jo orët. Aq më tepër që mua ky ma ka prurë në majë të hundës. Ma ka prishur telekomandën e televizorit, se sa hap televizorin del ky dhe unë ia nxjerr inatin telekomandës. Shyqyr që të kemi, të gjithë me ty jemi, me shpirt e zemër. Do të ndihmojmë shumë. Kemi sytë nga ju të rinjtë, nga ju presim shumë. Na u sos durimi. O ta bëftë Zoti hallall. Inshallah mo e marrim o burri dheut, se na morën shpirtin. Inshallah me fitore dhe inshallah ikin në punë të vetë, e të mos i shohim më sa të jemi gjallë. Jetofsh sa më gjatë, i nderuar i respektuar. Paç Zotin me vete. Të dua fort, Inshallah të çon Zoti aty ku duhet. Shikoje tani po na i shtron rrugën, 40 vjet… 40 vjet Edi Rama nuk e shtroi, po asgjë do marri, ja ku je këtu, do ta zhdukim…”_ -u shprehën disa qytetarë.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY