Veliaj padit gazetarin për pyetje, Bled Koka ia rreshton veprat penale

Veliaj padit gazetarin për pyetje, Bled Koka ia rreshton veprat penale

58
0
Shares

Gazetari Bledian Koka është thirrur sot në Gjykatën e Tiranës pas një padie që ka bërë Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës për një intervistë të gazetarit.

Postimi i Kokës:

Sot! Mbas 39 vitesh e 11 muaj jete, ne oren 12.30 do te shkoj ne Gjykate per here te pare ne jeten tim si i paditur! Nuk jam paditur as se kam dhene leje ndertimi, as se kam firmosur per inceneratore qe nuk ekzistojne, as se kam korruptuar nje prokuror per te mbyllur vrasjen e Ardit Gjoklaj (ndjese paste), as kam pritur ne zyrat e shtetit pjesetaret e Ndraghetas per pastrim parash ne kullat e betonit, as se kam mashtruar te gjithe dynjane se sa te jem ne krye te Bashkise se Tirane nuk do te kete ndertime, as se pretendoj se kam mbjelle 1 milione peme, as se kam kercenuar me sms ndonje pronar mediash, as se kam prishur Teatrin Kombetar e as se kam shkaterruar nje kryeqytet ku jetojne 1 milion njerez vetem per interesat dhe axhenden time personale politike!

p.s…ai qe ka bere te gjitha keto me ka paditur mua se une kam folur per te gjitha keto, dhe ai eshte Erion Veliaj!

v.o…ftoj te gjithe koleget e medias qe pasi te njihem me sakte te se per cfare akuzohem, ta ndajme ate dhe me publikun e gjere me nje deklarate…dhe po nuk iu lane te vini, asnje problem. Jemi prap shoke 😉

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY