Qeveria miraton vendimin, Çuçi tregon sa rritet paga për Policinë e Shtetit,...

Qeveria miraton vendimin, Çuçi tregon sa rritet paga për Policinë e Shtetit, Shërbimin Zjarrfikës dhe Gardën e Republikës

31
0
Shares

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dha sot pas mbledhjes së qeverisë detaje për vendimin e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit Zjarrfikës.

“Kjo ishte faza e dytë e rritjes në rreth tetë muaj, dhe si rezultat i dy rritjeve në sektorin e Zjarrfikësve, paga shkon rreth 14% rritja për të gjithë nivelet e këtij sektori. Për sa i takon Gardës së Republikës në këtë fazë kemi një rritje sipas gradave, ku grada më e ulët pëson një rritje rreth 22% pra në fazën e dytë, pra që nga shtatori. Dhe në gradat e tjera më të larta shkon deri në 7-10%. Dhe tek sistemi i Policisë së Shtetit kemi një rritje që shkon nga 7% për nivelet e larta, deri në 25% për nivelet inspektor, inspektor i parë apo inspektor i dytë”, tha Çuçi.

Ministri i Brendshëm theksoi se do të kemi një tjetër rritje page për këto kategori.

“Dhe në 2024 është parashikuar që rritja që do të bëhet në të tre fazat, pra duke e marrë që nga tetori i vitit të kaluar e deri në 2024, rritja do të bëhet deri në nivelin rreth 40% për të gjithë sistemet. Besoj se është një nga rritjet më të mëdha historike që kanë pasur të tre këta sektorë, që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për sa i takon mbarëvajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, u shpreh ministri Çuçi.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY