FOTOLAJM/ Momenti kur maska qëlloi mbi Ardian Nikukaj

FOTOLAJM/ Momenti kur maska qëlloi mbi Ardian Nikukaj

41
0
Shares

Në foton më poshtë është momenti kur një person me maskë qëllon mbi Ardian Nikulaj, pronar i një resorti në Shëngjin. Nikulaj ishte i ulur vetëm në një tavolinë të restorantit të tij Coral, kur një person me maskë dhe kasë motori e qëllon me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

Momenti i vrasjes

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi Ardian Nikulaj, 50 vjeç, banues në Shëngjin, njofton policia lokale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Nikulaj kandidonte për këshill baahkiak në Lezhë në emër të PSD. Më herët ai ka qënë në burg për disa muaj për vepra të lehta penale.
Ndërkaq në 2003 ka ndryshuar edhe mbiemrin nga Nikaj në Nikulaj. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY