Kryeplaku i dehur i Rehovës, në Korçë, 29-vjeçari Ervis Rrapo u arrestua nga Policia me akuzën e abuzimit seksual ndaj një 23-vjeçare të pazotë për t’u mbrojtur.
Ngjarja u denoncua nga babai i vajzës, teksa nëna e saj tregon për mediat ngjarjen.
”Erdhi burri dhe e gjeti me djalin e Aliut. E gjeti në korridor në korridor brenda”, tha ajo.
Por nga ana tjeter, nëna e autorit, i cili ishte edhe kryeplak i fshatit Vithkuq, mohon implikimin e djalit.
”Jo, nuk ka kryer. Erdhi si i pirë e kishte vajtur atje. Atje, i ati ishte vetëm”, thotë nëna e Rrapos.
Sipas burimeve, vajza ka probleme të shëndetit mendor, pasi ka zhvillim të vonuar, por nuk kurohet dhe nuk ka kartelë.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/