Dy persona me rekorde kriminale në Sarandë janë denoncuar si të zhdukur nga familjarë të tyre.
Në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin Fatmir Sulovari, 45 vjeç, banues në Sarandë.
Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E. Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin Leonard Thodhori, 52 vjeç, banues në Sarandë.
Thothori njihet me pseudonimin “Koçole” dhe ka qenë disa herë i dënuar. Ai besohet se ishte pjesëmarrës në masakrën e Qafë-Gjashtës, në të cilën u vra në vitin 1997 ish-oficeri i policisë Gjergj Mehmeti.
Në vitin 2003 ka qenë prezent në automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po ate vit per “moskallezim krimi” lidhur me nje ngjarje tjeter te kryer nga Gjini. I arrestuar me pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Perdorues i lendeve narkotike dhe i dyshuar si i perfshire ne trafik lendesh narkotike.
Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 45 vjeç rezulton i dënuar me parë për “armembajtje pa leje” dhe “plagosja e lehte me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndare ne doza gati per shitje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë për të dyja rastet kanë referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve të humbur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë verifikimet dhe kontrollet në terren, për gjetjen e këtyre shtetasve.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/