SPAK arreston një person, publikohet akuza e rëndë

SPAK arreston një person, publikohet akuza e rëndë

80
0
Shares

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  urdhëroi arrestimin e një personi me akuzën për nxitje të terrorizmit.

Policia vuri në pranga Gentian Çollaku nga Kavaja.

Arrestimi u krye pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të  Drejtorisë se Antiterrorit.

Për personin nën hetim G. Ç. ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka kryer veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  me vendimin nr. 31 datë 11.04.2023 ka vendosur ndaj këtij të hetuari masën e sigurimit personal ‘’arrest në burg’’.

Ky vendim është ekzekutuar sot. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY