Kanë dalë pamjet e shpërthimit të makinës së kryetarit të PD në fshatin Paçram, Vau i Dejës.
Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të Benard Ndrecës.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.
Nga shpërthimi Ndreca nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/