Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, familjarët përjashtojne pistën personale, cfarë thotë PD në Shkodër e Spiropali në Tiranë

11/04/2023
PAMJE SHQETESUESE/ Momenti i shpërthimiz të makinës së  kryetarit të PD në Vaun e Dejës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Familjarë të kreut të PD në Vaun e Dejës Benard Ndreca thanë sot për mediat se familjari i tyre nuk ka pasur probleme me asnjë person, ndërsa shprehen të lumtur që i afërmi i tyre është shëndoshë e mirë.

“Na ka shpëtuar djali është gjë e madhe. Unë jam tezja. Nuk ka pasur probleme me asnjë. Ka qenë i qetë. Nuk ka shok si veten”- thotë tezja e Benard Ndrecës për euroeës.

Atentati me tritol u shënua mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës ku dy persona të maskuar kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse në mjet ndërsa ai shpërthyer sapo ai ka hypur në makinë.

Benard Ndreca në një prononcim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik.

Ndërsa Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol në makinën e kreut të PD, Benard Ndreca, në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se ky akt ishte një kërcënim i hapur në prag të nisjes së fushatës zgjedhore të 14 majit.

“Të gjithë jemi zgjuar të tronditur nga ngjarja kriminale në Bashkinë Vau Dejës, ku një sasi lëndë plasëse ju vendos në automjet kreut të PD-së Vau Dejës Bernard Ndreca. Partia Demokratike dega Shkodër dënon këtë akt të rëndë kriminal i cili vjen drejtëpërdrejtë si një kërcënim i hapur në prag të nisjes së fushatës zgjedhore të 14 Majit. Fatmirësisht kjo ngjarje u mbyll vetëm me dëme materiale, pasi mund të kishte qënë më e rëndë duke patur parasysh faktin që Bernardi ndodhej brenda automjetit.

PD i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje dhe të vënë para përgjegjësisë autorët. Jo vetëm ekzekutorët e këtij akti por edhe porositësit e tij, ata që duan të mbjellin frikë, panik e terror për të intimiduar demokratët dhe qytetarët e kësaj bashkie. Beteja që kemi nisur nuk do të ndalet nga asnjë skemë kriminale, prandaj qytetarët shqiptarë do ta rrëzojnë me votë në 14 Maj bandën e rilindjes që drejton sot Shqipërinë. Demokratët janë kanë dalë edhe në kohë të vështira dhe përballë cdo regjimi do të shkojmë të vendosur për të mos bërë hapa pas në atë që është e shenjtë, liria dhe demokracia”- thuhet në reagim.

Në lidhje me aktin e rëndë në fushatë zgjedhore ka reaguar edhe qeveria e cila ka mbajtur dorën larg aktit kriminal.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, apeloi ndaj organeve ligjzbatuese që të zbardhin sa më parë ngjarjen.

“I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës. Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat. Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qera te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur”, shkruan Spiropali në rrjete sociale. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

01/03/2026
Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

01/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Komandohen dy drejtuesit e rinj të Policisë pas shkarkimit të Prodës dhe Alushit

01/03/2026
Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

01/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

01/03/2026
Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

01/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Komandohen dy drejtuesit e rinj të Policisë pas shkarkimit të Prodës dhe Alushit

01/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.