“Armiqësia Rama-Veliaj shumë e thellë. Me djegësin e Tiranës Erion Veliaj po...

“Armiqësia Rama-Veliaj shumë e thellë. Me djegësin e Tiranës Erion Veliaj po pastron paratë e Pasdaranit”

55
0
Shares

“Armiqësia Rama-Veliaj shumë e thellë. Me djegësin e Tiranës Erion Veliaj po pastron paratë e Pasdaranit”, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në një takim me strukturat e PD dhe FRPD në Tiranë.

Argumentat:

Ju e patë sot, ai ishte i nxirë. E patë Edi Ramën, në atë recitim të shkurtër që i bëri nomenklaturës së tij ishte i nxirë. Ajo nxirje flet shumë, ua them unë ju, e parandjen, e parandjen humbjen e tmerrshme.
Erion Veliaj u tha qytetarëve të Tiranës, se kur Edi Rama ishte kryetar bashkie ju merrnit vetëm 2 orë e gjysëm ujë. Vetëm dy orë e gjysëm ujë. Edhe këtë e gënjeu, se nuk mund të lëshojë një fjalë pa gënjyer, por këtë e tha. Dhe ky po ua kthen me pemë.
Po mbjell një muaj rresht 60 pemë në ditë, 1800 pemë, për ti thënë se ai pylli yt me 1 milionë pemë është 1800 herë mashtrim. Pra, se kanë të bëjnë, se beteja zhvillohet edhe me simbolika.

Armiqësia e tyre është shumë e thellë, jo vetëm personale. Edhe klanet i kanë. Kokën ti hanë njëri-tjetrit, populli i Tiranës do të ju japë përgjigjen atyre me 14 maj. Se nuk jemi ne për të qajtë hallet e dy, do të thosha, dy individëve që përbëjnë në shumë aspekte figurat më negative të politikës shqiptare në kohëra.

Por meqë jemi te zgjedhjet lokale, unë dy fjalë do them për Erion Veliajn. Në qoftë se ka një njeri, unë nuk po i them atë që i thonë qytetarët, fals dhe mashtrues, por cinik dhe pandjenja, si atë nuk mund të bëhet. Po njeriu i vetëm, që mburret se u rrit çmimi i apartamenteve nga vjet, sivjet me 110%. Po ka ndjenja njerëzore ky njeri.

Po pse ndërtohen apartamentet, a ndërtohen për tu strehuar njerëzit. A ndërtohen ata si një mollë e ndaluar për shtresën e mesme, kurrën e kurrës. Kurse në Shqipëri nuk blen do kush më apartament.
Dhe e nxorrin, unë tha kam rritur taksën 8 herë. Ti rrit taksën 8 herë, ndërtuesi 2-3 fishon çmimin, dhe qytetari, për qytetarin ajo që është gjëja më thelbësore e jetës, banesa dhe familja bëhen një mollë e ndaluar.

Kaq e gjitha puna dhe dominon droga. Ndaj dhe i thoshin mediat e huaja Edi Ramës, se po e shndërron Shqipërinë, në Shqipëri do të mbeten vetëm trafikantët në këtë mënyrë. Dhe ky me mburrje thoshte sot, Tirana është rritur 28 herë. Po njeri më skandaloz se këtë dhe të pacipë nuk ka.
Ka një institut statistikash që e drejton Edi Rama dhe ai institut thotë; në vitin 2015, Tirana ishte 834 mijë banorë. Në vitin 2019, Tirana u bë 925 mijë banorë. Si mundet një njeri të flasë pa asnjë lloj përgjegjësie.

Imagjinoni tani, krahasoni atë me përgjegjësinë e Belind Këlliçit. Autori i 1 milionë pemëve të mbjella, çfarë do të thotë i vjedhjes, të paktën të vlerës së 990 mijë fidanëve të blera. Ku shkojnë ato, të gjitha në kontot ofshore.

Ju lutem, çdo qytetar të Tiranës ta pyesni, a u akuzua ky për djegësat, se qarkullon paratë e Pasdaranit. Ky se hap dot gojën, nuk çel dot gojën se Bruno Presseci, pronari me dokumente i djegësit të Tiranës, është ortak i Ali Aliabatit. Tani e përzunë dëshmitarin, Gabrielin që ishte me ta. Pasi e përzunë pa drejtë kthimi për 5 vite, për shkak të hetimit, tani ai flet, bën detyrën si qytetar dhe flet aty ku është dhe po i zbërthen.

Ai thotë se djegësi i Tiranës përdoret për larjen dhe riciklimin e parave nga Bruno Pressezi dhe Ali Aliabati. Pra ky është rivali i Belind Këlliçit. Njeriu që po vjedh bashkinë çdo ditë, duke asfaltuar me mjete të bashkisë dhe duke ua faturuar firmave të veta private.
U ndala në këtë analizë vetëm e vetëm për të zbërthyer pak pse kjo frymë e paparë fitoreje dhe optimizmi. Ka shkaqet e veta pra. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY