Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rilindja Urbane” ishte një projekt i tmerrshëm vjedhjeje. Nuk do bëjmë kurrë rrugë me 22 milionë km, por vetëm 2 milionë euro”

10/04/2023
“Rilindja Urbane” ishte një projekt i tmerrshëm vjedhjeje. Nuk do bëjmë kurrë rrugë me 22 milionë km, por vetëm 2 milionë euro”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Do i rikthehemi investimeve rurale, “Rilindja Urbane” ishte një projekt i tmerrshëm vjedhjeje, tha sot kreu i PD, Sali Berisha gjatë komunikimit me ndjekësit virtualë.

Argumentat:

Në vitin 200-2013, nga 11 mijë kilometra rrugë, 8400 ishin në Shqipërinë rurale.
Përsëri mbeten rreth 3 mijë kilometra rrugë të paasfaltuara në zonat rurale.
Mbeten të paktën edhe 300 ujësjellësa për t’u ndërtuar.
Pra mbeten një seri investimesh të cilat ishin të domosdoshme në mënyrë që zonat rurale të kenë atë infrastrukturë që kanë lagjet e qyteteve.

Duheshin edhe të paktën 2 miliardë euro. Gjithçka ndaloi. Ky projekt stopoi dhe u kthye çdo gjë në vendosjen e pllakave të gurit në sheshet e qyteteve.
Rilindja Urbane është projekti më i tmerrshëm për vjedhjet se çdo projekt tjetër.

A mund të imagjinoni që për shtrimin me pllaka guri të shesheve të bashkive, të jenë shpenzuar 2.3 miliardë euro, të cilat së bashku nuk mund të shkonin më shumë se 400 milionë euro.
Por aty është bërë një nga gropat më të mëdha të vjedhjes në këtë vend.
Nuk ka diskutim se një Shqipëri rurale është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar.
Ne i kthehemi zhvillimit rural si kusht për zhvillimin e Shqipërisë.

Berisha: Qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë kurrë rrugë me 24 milionë euro, por me 2 milionë euro kilometri

E vërteta është se një seri bashkish janë tërësisht të falimentuara.
Por, nuk mundet kurrë një njeri të qëndrojë duarkryq përpara të keqes.
Kur sheh të keqen me sy, detyra më kryesore është ta ndalosh atë. Aty ku ndalon të keqen, lind shpresa, lind mundësia.

Ka qenë viti 1992, gjithsej arka e shtetit kishte 4 milionë dollarë. 80 përqind e qytetarëve ishin të papunë.
Por reforma dhe guximi për t’i ndërmarrë ato, bënë të mundur që çdo vit, të ardhurat të dyfishohen.

Unë mund t’u them ju zoti Erion, se qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë kurrë rrugë me 24 milionë euro, por me 2, 3 milionë euro kilometri.
Qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë shkolla me 6 milionë euro, por me 700 mijë euro.

Kryeministri i ardhshëm nuk do shpenzojë 22 milionë euro me fluturime me avion me dhomë gjumi, të blejë vazo 4 milionë euro.
Nuk do lejojë kurrë që ministrat të ulen në dreka dhe darka me 10 mijë euro, apo që të udhëtojë 15 rrugë me helikopter për Peshkopi.
Mundësitë janë të mëdha nëse vendosim ligjin dhe qytetarin në epiqendër të qeverisjes. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

01/03/2026
Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

01/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Komandohen dy drejtuesit e rinj të Policisë pas shkarkimit të Prodës dhe Alushit

01/03/2026
Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

Ilir Proda dhe Elton Alushi largohen nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe Tiranës, Sokol Bizhga komandohet

01/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

Ndërron jetë aktori dhe humoristi vlonjat Mane Lumani

01/03/2026
Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

Ajatollah Alireza Arafi emërohet në Këshillin e Përkohshëm të Udhëheqjes në Iran

01/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Komandohen dy drejtuesit e rinj të Policisë pas shkarkimit të Prodës dhe Alushit

01/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.