Ne menyre simbolike ne takimin e kandidatit të opozitës Belind Këlliçi në njësinë 5 jane vendosur kartone të cilat jane shenuar me emra, te cilat vene ne dukje largimin e mbi 900 mije shqiptareve nga vendi.
Belind Këlliçi: Dua ta nis me një mesazh, nuk e di nëse e keni vënë re janë tre kartonë me emra të cilët janë të vendosur këtu në sallë në tre vende që janë bosh Kola, Petriti dhe Manjola për të dhënë një mesazh se para pak kohësh në këto tre vende do të ishin miqtë tanë, kanë qenë të rinj por që për shkak të emigracionit për shkak të largimit masiv, për shkak të rrjedhjes së trurit që po ndodh në Shqipëri por mbi të gjitha në kryeqytet sot në këtë sallë mungojnë anëtarë të forumit rinor, por mbi të gjitha mungojnë dhe të rinj.
Të rinjtë që ikin nga ky qytet që normalisht me 1 milionë banorë duhet të kishin dinamizëm dhe energji të jashtëzakonshme, por që për fat të keq në këto 8 vite është kthyer në një fjetore të madhe ku njerëzit shkojnë në punë mbarojnë punën ata që kanë punë dhe e vetmja alternativë që kanë për të kaluar ditën është të shkojnë në një local për të pirë ndonjë kafe.
Një qytet që edhe një Teatër të vetëm Kombëtar që kishte e shëmbi, një kryetar Bashkie që shembi një Teatër Kombëtar në ditën e fundit të pandemisë duke arrestuar artistë në vend që të lavdërohen artistët në vend që të suportohen artistët.
Në vend që patjetër, ne jemi një qytet me 1 milionë banorë, hajde të ndërtojmë një teatër të dytë e pa e prishur atë trashëgimi kulturore që kemi.
Në këto 8 vite kemi parë shkatërrimin e Tiranës ditë pas dite. Për ata që më pyesin se përse i hyra kësaj gare sigurisht përgjigja është e njëjtë e nuk ndryshon unë n uk mund të rrija dëshmitar okular e ta shihja me sytë e mi shkatërrimin e kryeqytetit atij qyteti ku jam lind, jam rrit e kam vendosur të jetoj dhe nesër do Zoti edhe ditën kur unë të jem prind fëmijët e mi dua ti rris në këtë qytet nuk mund të qëndroja dëshmitar okular i shkatërrimit të qytetit tim.
Dhe për këtë arsye unë I ftoj të gjithë të majtë e të djathtë, me parti e pa parti që të mos qëndsrojmë dëshmitarë okularë të shkatërrimit të Tiranës, është hsumë e dhimbshme kjo që ka ndodhur me Tiranën në këto 8 vite.
Ka ardhur momenti që Tirana të jetë një kryeqytet normal ku ka koshte, ka shkolla, ka çerdhe ka rrugë, ka ndriçim public dhe sigurisht një qytet ku mund të jetohet.
Në lidhje me kopshtet, shkollat dhe çerdhet u përmend dhe pak më parë padiskutim nesër unë do të bëj publike platformën time për arsimin e cila prek edhe kopshtet, shkollat dhe çerdhet dhe mbi të gjitha adreson një problem që e ka zona juaj.
T’ju jap disa të dhëna në Tiranë sot nga mosha 0-6 vjeç janë rreth 50 mijë fëmijë që kanë nevojë për një çerdhe apo për një kopsht.
Ndërkohë, Tirana sot ka 39 çerdhe dhe 46 kopshte që mund të sistemojnë dhe mund të mbajnë, të akomodojnë vetëm 12 mijë fëmijë.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/