Ai që kërcënon për tenderin e bashkisë, shef sektori te Erion Veliaj

Ai që kërcënon për tenderin e bashkisë, shef sektori te Erion Veliaj

55
0
Shares

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit, mes të cilëve edhe një 27 vjeçar i deklaruar si punonjës i bashkisë së Tiranës. Ata dyshohet se kanë kërcënuar me jetë një biznesmen nga Cërriku për të hequr dorë nga një tenderi i fituar në Bashkinë e kryeqytetit me vlerë 1 milionë euro.

Në pranga kanë rënë Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç. Ata e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk tërhiqej nga tenderi.

27 vjeçari Algert Alcani, bëjnë të ditur burime nga hetimi, ai është me detyrë shef sektori në Bashkinë e Tiranës.

“Bëhet fjalë për një tender 1 mln euro për blerje lënde drusore.

Këto persona kishin rekrutuar dy të tjerë ku ja kanë vënë pistoletën në kokë adminsitratorit të kompanisë fituese të tenderit duke e kërcënuar për t’u tërhequr nga gara”, thuhet nga hetimi. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY