VIDEO/ Ekspertët e kriminalistikës marrin trupat nga vendngjarja në Shkozë

VIDEO/ Ekspertët e kriminalistikës marrin trupat nga vendngjarja në Shkozë

34
0
Shares

Migena Sinani 37 vjeçe ka qenë në shtrat bashkë me një prej fëmijëve kur u qëllua për vdekje nga kunati Roland Sinani.

Burime bëjnë me dije se Sinani dyshohet se vuante probleme të shëndetit mendor pasi merrte mjekime. 43-vjeçari ishte i pa martuar dhe jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë e tij dhe Migena Sinanin.

Në shtëpi kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë. Në dëshminë e dhënë ata kanë thënë se nuk kanë dijeni se si ka ndodhur ngjarja.

MË HERËT/ Një grua dhe një burrë në një familje u vranë sot në Shkozë.

Roland Sinani, rreth 43 vjec, i pa martuar, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pistolete kunaten e tij (nusen e vëllait,) shtetasen Migena Sinani rreth 37 vjeçe.

Po ashtu Rolandi besohet se më pas ka vrarë dhe veten. Ai dhe merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor.

Ështe sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja ska qenë në banesë.

Në banëse kanë qenë dy prinderit të cilët kanë qnenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY